Добавить
Уведомления

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë të rrumbullakët në Ersekë!

"Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021", flasin të rinjtë! Lëvizja Shqipëria e Re vijon të organizojë tryeza të rrumbullakëta me temë ''Arsimi, punësimi, sherbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012- 2021'' në qytetet e Shqipërisë. Qyteti i Ersekës është ndalesa e rradhës ku dhjetra të rinj u bënë pjesë e tryezës për të diksutuar mbi cështjet e lartpërmendura. Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Çerçiz Loloçi në fillim të këtij takimi u shpreh se Lëvizja Shqipëria e Re ka realizuar tryeza në shumë qytete të vendit tonë, ku të rinjtë kanë hedhur idetë e tyre për zgjidhjet e mundshme mbi problematikat që hasen në punësim, arsim dhe shërbime sociale. ''Të bashkëpunojmë me të rinjtë, të marrim idetë dhe zërin e tyre, në mënyrë që të kemi mundësinë të japim zgjidhje konkrete', u shpreh zoti Loloçi. Viola Malushi, në profesion mësuese tha se të rinjtë e sapodiplomuar hasin vështirësi për tu punësuar. '' mendoj se të rinjtë zgjedhin të studiojnë në ato degë, për të cilat qyteti i Ersekës nuk ofron treg pune, vetë të rinjtë duhet të rishikojnë zgjedhjet e tyre'', u shpreh zonja Malushi . Përsa i përket shërbimeve sociale, ajo u ndal të shërbimi spitalor, ku sipas saj ofrohet një infrastrukturë e kënaqshme por mungon stafi i nevojshem mjekësor. ''Vitet e fundit është ulur numri i nxënësve që po regjistrohen në shkolla, kjo për mendimin tim do të sjellë reduktimin e stafit pedagogjik'', u shpreh zonja Malushi. Një tjetër pjeëmarrës, Malvin Malushi foli për problemin që haste për hapjen e vendeve të punës. ''mendoj se po të zhvillohet turizmi malor, mund të hapen vende të reja pune'', u shpreh i riu Malushi. Mungesa e kinemave, fushave sportive është problematika e rradhës që ngriti studenti Jani Qipo. ''Të rinjtë në qytetin tonë nuk kane mundësi argëtimi, duhet bërë një investim në këtë drejtim'' u shpreh Jani Qipo. Përsa i përket arsimit, Jani Qipo tha se mungon zhvillimi i praktikës mësimore. Ermal Jano, i cili ka përfunduar studimet e larta për infermieri tha se punësimi mbetet problem. '' mendoj se duhet të ketë një investim agro-turistik nga ana e bizneseve private'', u shpreh Ermal Jano. Ai tha se për bizneset private duhet të ofrohen kredi të buta, të ulen taksat, në këtë mënyrë ata do të ofrojnë më shumë vende pune. ''Infrastruktura e dobët rrugore mbetet një shqetësim i madh për qytetin dhe rrethinat, që sjell pengesë për zhvillimin e turizmit'', tha zoti Jano. Përsa i përket emigrantëve të kthyer në Ersekë ai tha se institucionet arsimore duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre për të përparuar më gjuhën dhe programin e studimit. Në mbyllje të këtij takimi, përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Çerçiz Loloçi tha se do të organizohen tryeza të tjera në qytetet e Shqipërisë, ku do të merren idetë e të rinjve dhe t'i propozohen per zgjidhje institucioneve përkatëse.

Иконка канала Небесные загадки
13 подписчиков
12+
20 просмотров
год назад

, чтобы оставлять комментарии